Aktorja e Hollywoodit, Gwyneth Paltrow, u shpërblye simbolikisht me një dollar për fitimin e një gjyqi të ngritur nga një mjek në pension.
Ai pretendonte se aktorja i kishte shkaktuar lëndime të rënda, siç thoshte, kërcënuese për jetën, gjatë skijimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMjeku në pension Terry Sanderson e paditi aktoren duke pretenduar se ajo gjatë skijimit është përplasur me të, duke i shkaktuar lëndime që thoshte se ia ndryshuan jetën.
Sipas pretendimeve të tij, aktorja u përplas me të në shtegun e fillestarëve në Deer Valley Resort në Park City dhe më pas u largua me ski, ndërsa ai humbi në dëborë me brinjë të thyera.
Për shkak të deklaratave të shumta kontradiktore, avokatët e aktores arritën t'i mohonin këto akuza.
Ata e fajësonin Sanderson për aksidentin dhe si kundërshpërblim kërkuan 1 dollarë, plus tarifat ligjore.
Sanderson, i cili kërkoi 300 mijë dollarë dëmshpërblim, tha se vendimi i marr të enjten e kësaj jave, ishte "shumë zhgënjyes".
Derisa Paltrow po largohej nga salla e gjyqit u ndal për një kohë të shkurtër për të folur me Sanderson, i cili më vonë tregoi se ajo i tha: "Uroj të jesh mirë".
Në një deklaratë të publikuar në historinë e saj në Instagram, fituesja e çmimit Oskar tha: "Ndjeva se pajtimi me një pretendim të rremë komprometonte integritetin tim".
Ajo tha se ishte e kënaqur me rezultatin dhe falënderoi gjyqtarin dhe jurinë prej tetë anëtarësh për "trajtimin e kujdesshëm të këtij rasti".
Jurisë iu deshën tre orë diskutim për ta shpallur njëzëri Sanderson plotësisht fajtor për incidentin dhe për t'i dhënë Paltrow shumën simbolike që ajo kërkonte. / BBC