Aktorja e famshme turke, Deniz Çakir, rrezikon të dënohet me 6 muaj deri në 1 vit burgim për “poshtërim publik” të disa grave.
Aktorja 37-vjeçare, e njohur në Shqipëri si Mejrem e serialit “Familja e Madhe” akuzohet se ka fyer disa gra të mbuluara në një lokal në Stamboll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithçka ka ndodhur më 30 Dhjetor të vitit 2018. Çakir po konsumonte alkool në një lokal kur ka dyshuar se gratë e mbuluara nga tavolina ngjitur po e fotografonin, transmeton Klan.al.
Në debatet që pasuan u përfshinë edhe punonjësit e lokalit në Qendrën tregtare. Aty Çakir akuzohet të ketë fyer gratë e mbuluara: “Ky është shteti i Ataturkut, nuk është Arabi Saudite. Ky nuk është vendi juaj, ikni në Arabi, ikni në Iran”.
Mbi këtë akuzë prokuroria kërkon dënimin e aktores për “poshtërim publik të një pjese të popullsisë mbi baza sociale, klasore, fetare, gjinore dhe krahinore”me 6 muaj deri në 1 vit burgim.
Në dëshminë e saj, Çakir tha se gjithë jetën e saj ka qenë kundër çdo lloj forme diskriminimi, por në këtë rast kishte menduar se gratë e kishin qëllimin e keq. Fjalinë e vetme ku përmendet Arabia, ajo tha se jua kishte thënë anëtarëve në tavolinën e saj dhe jo grave.
“Edhe pijet që pimë në lokal, edhe fotografitë që shkrepim, shihen me paragjykim. Këtu nuk është Arabi, kjo është Turqia e Ataturkut”, pretendon të ketë thënë Çakir e cila hedh poshtë akuzat.