Një video e publikuar nga "Gulf Today" që është bërë virale në Turqi dhe Siri ditëve të fundit, tregon një 70-vjeçare që sulmohet derisa po qëndronte e ulur në një karrige në hapësirë publike në shtetin turk.
I dyshuari për sulmin, Sakir Cakir, është arrestuar nga policia me akuzën “lëndim me dashje”. Sipas policisë, shtetasi turk i Gaziantepit, dyshohet se e ka kryer këtë sulm për shkak të urrejtjes ndaj refugjatëve, ka raportuar të mërkurën “Al Jazeera”.
Sirianja e lënduar po shërohet në një spital në Gazientep. I riu pretendoi se ajo është një rrëmbyese e fëmijëve, sipas deklaratës së dhënë në polici.
Viktima, e cila dyshohet se është me aftësi të kufizuara mendore, është vizituar nga guvernatori i Gaziantepit, Davut Gul të mërkurën.
“Personi që ka rrahur Lejlen është arrestuar. Ajo është shtruar në spital dhe ka nisur mjekimi. Së bashku me bashkëshorten dhe kolegët e mi e vizituam atë. Ne qëndrojmë me të shtypurit kundër shtypësit”, ka thënë ai nëpërmjet një postimi në Twitter.
Edhe
Gaziantepi, shtëpia e refugjatëve kthehet në gërmadhë
Gaziantepi është qytet me dy milionë banorë që ndodhet afër kufirit sirian, njëkohësisht është shtëpia e gati gjysmë milioni refugjatësh nga Siria.