Aktori i Hollivudit Steven Seagal, një admirues për një kohë të gjatë i presidentit rus, Vladimir Putin, është bashkuar me një parti pro-Kremlinit, ka njoftuar partia të dielën.
Seagal ka marrë një kartë anëtarësie të partisë të një aleance të quajtur “Vetëm Rusia - Patriotë - Për të Vërtetën” tregon një video e cila është transmetuar nga partia. Ajo u formua në fillim të këtij viti, në të cilën janë bashkuar tri parti të majta, të gjitha mbështetëse të Putinit, shkruan U.S.News.
Seagal, një artist marcial i lindur në SHBA, është i njohur më shumë për prodhimin dhe interpretimin e tij në filma aksion, ndërsa Putini, i cili i dha atij shtetësinë, është një tifoz i arteve marciale.
Në ceremoninë e së shtunës, Seagal u fotografua pranë njërit prej liderëve të partisë, shkrimtarit rus Zakhar Prilepin, i cili u regjistrua në një ushtri të separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore dhe pranoi të komandonte një njësi luftarake në një konflikt i cili ka vrarë 14,000 njerëz në shtatë vjet.
Në vitin 2018, Rusia e ngarkoi Seagalin me përmirësimin e lidhjeve humanitare me Shtetet e Bashkuara në një kohë kur marrëdhëniet midis dy vendeve janë përkeqësuar.
Si përfaqësues rus, Seagali vizitoi Venezuelën në maj dhe i paraqiti një shpatë samurai presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro.
-
Putini e dekoron Seagalin me Urdhrin Shtetëror të Miqësisë
-
Britania e Madhe për shkarkimin e ministrit rus: Putini do një tjetër kukull
-
Rusët protestojnë kundër Putinit pranë qendrave të votimit në ditën e tretë të zgjedhjeve
-
Miku i armikut të Putinit kandidon në zgjedhjet presidenciale
-
Putini pritet të garojë si kandidat i pavarur në zgjedhjet presidenciale