Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putini e dekoron Seagalin me Urdhrin Shtetëror të Miqësisë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret me të cilin ka dekoruar aktorin amerikan, Steven Seagal, me Urdhrin Shtetëror të Miqësisë.

Dekreti thirret në atë që quhet “kontributi i madh i Seagalit në zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar kulturor dhe humanitar”.

Seagali ka qenë një vizitor i rregullt në Rusi dhe është bërë qytetar i saj në vitin 2016, kur ai pranoi pasaportën ruse, personalisht nga presidenti, Vladimir Putin. Ai ka punuar po ashtu si “përfaqësues special” i ministrisë së Jashtme ruse në SHBA dhe në Japoni.

Ish-aktori i filmave aksion e ka mbështetur aneksimin ilegal të Krimesë nga Rusia, dhe ka mbështetur luftën e këtij shteti në Ukrainë. Verën e kaluar, Seagali ka vizituar Donbasin e okupuar.

Në një intervistë për një televizion rus vitin e kaluar ai ka thënë se Rusia rrezikohet nga Ukraina.

Artikuj të ngjashëm