Showbiz

Aktori Rene Auberjonois e ka humbur betejën me kancerin e mushkërive

Aktori i njohur i filmave “Star Trek” dhe “Benson”, Rene Auberjonois, ka vdekur në moshën 79- vjeçare.

Aktori i Star Trek: Deep Space Nine e humbi betejën me kancerin të dielën në shtëpinë e tij në Los Angeles.

I lindur në New York, Rene së pari depërtoi në Broadway në fund të viteve 1960 para se të bëhej yll filmi në vitet 1970 dhe aktor televiziv në vitet 1980 dhe 1990, shkruan KOHA Ditore.

Rolet e tij të dalluara përfshijnë gjithashtu Boston Legal, M*A*S*H, Madam Secretary, Avatar: The Last Airbender, dhe Judging Amy, si dhe filmat The Patriot, The Player, King Kong dhe The Little Mermaid, në të cilin ai ia huazoi zërin personazhit Louis.