Një nga aktorët më të njohur japonez të filmave “kabuki” është arrestuar mbi dyshimin se ndihmoi në vetëvrasjen e nënës së tij pasi dy prindërit u gjetën pa ndjenja në shtëpinë e tij muajin e kaluar.
Policia ka thënë se Ennosuke Ichikawa “dyshohet se e shtyu gruan 75-vjeçare të marrë pilula për gjumë dhe të vdiste nga varësia nga droga psikoaktive, duke ndihmuar kështu në vetëvrasjen e saj”.
Ekipi i shpëtimit i pati gjetur pa ndjenja dy prindërit e tij në Tokio. Të dy u konfirmuan të vdekur dhe policia po e heton vdekjen e babait po ashtu, raportoi Guardian.
Ichikawa u gjet i alivanosur në shtëpi në të njëjtën ditë dhe u dërgua në spital. Ai u citua se ka thënë se do të ndiqte “prindërit dhe ta vrisja veten”, duke pranuar akuzat.
Ai u tha policëve se familja “diskutonte vdekjen e rilindjen”.
-
Mendohej se u vra nga ariu, por policia japoneze zbulon se i biri vrau babanë
-
Aktori Hackman besohet se jetoi me kufomën e gruas për disa ditë
-
Mbetet mister vdekja e aktorit Gene Hackman dhe bashkëshortes së tij
-
Aktori Gene Hackman dhe gruaja e tij kishin vdekur 10 ditë para se t’u gjendeshin trupat
-
Nisin arrestimet për vdekjen e Perryt