Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Aktori i “Sex and the City” akuzohet për sulm seksual ndaj dy grave

Aktori Chris Noth, i cili luan si "Mr.Big në serialin e famshëm "Sex and the City", është akuzuar nga dy gra për sulme seksuale, sipas një raporti të ri që vjen disa ditë pas publikimit të spin-off-it të shumëpritur të emisionit HBO.

Legjenda 67-vjeçare e televizionit, dyshohet se ka sulmuar dy vajza të reja, njërën në vitin 2004 dhe tjetrën në vitin 2015 – pasi i joshi në zona private ku edhe i detyroi të kryenin marrëdhënie seksuale, bëri të ditur të enjten The Hollywood Reporter (THR).

Noth – personazhi i të cilit u vra në episodin e parë të “And Just Like That…”, supozohet të ketë qenë aq i ashpër me një grua, saqë e bëri për trajtim spitalor. Gruaja tjetër tha se ajo ishte lënë "totalisht e dhunuar", por më pas nuk e raportoi pasi ai e telefonoi dhe i la një mesazh duke u përpjekur të minimizonte atë që ndodhi.

Aktori, i cili është bërë i dashur për miliona gra për rolin e të preferuarit për personazhin Carrie Bradshaw të Sarah Jessica Parker, ka mohuar "kategorikisht" pretendimet.

Por gruaja që pretendon se është sulmuar në vitin 2004 – e identifikuar vetëm si Zoe nga THR – thotë se Noth e la atë të ndihej e brutalizuar.

Zoe thotë se ishte vetëm 22 vjeç kur u takua me Noth 49-vjeçar, ndërsa punonte si asistente në një agjenci talentesh në vitin 2004.

Edhe Akuzat për sulm seksual ndaj Chris Noth shuajnë zërat për sezon të dytë të “Sex & The City” Showbiz Akuzat për sulm seksual ndaj Chris Noth shuajnë zërat për sezon të dytë të “Sex & The City”

Zoe pretendoi se në gusht të vitit 2004, ajo mori shoqen e saj më të mirë për të marrë diellin në pishinën në kompleksin e apartamenteve Noth's West Hollywood - por gjërat morën një kthesë kur ai i kërkoi asaj t'i sillte një libër lart.

Ajo pretendoi se kur u ngjit lart, filloi të përpiqej ta puthte. Ajo u përpoq të largohej dhe të kthehej te shoqja e saj, por Noth e tërhoqi drejt shtratit dhe i hoqi pantallonat duke e përdhunuar, ka raportuar THR.