Ylli i filmit "Home Alone", Devin Ratray, e ka pranuar se ka ushtruar dhunë ndaj ish-të dashurës, por u la i lirë nga gjykata në Oklahoma, ka raportuar DailyMail të mërkurën.
Ratray ,që kishte luajtur rolin e Buzzit, është dënuar me tri vjet dënim me kusht për dhunë ndaj ish-të dashurës, e është obliguar të bëjë testin e drogës dhe t'i paguajë shpenzimet e gjykatës.

Ratray u shfaq në seancë nëpërmjet videos së bashku me avokatin e tij.
Ai ishte arrestuar në dhjetorin e 2021-s, me dyshimin se kishte ushtruar disa herë dhunë ndaj të dashurës.
47-vjeçari ishte akuzuar edhe për përdhunim.
Artikuj të ngjashëm
-
Ylli i “Home Alone”, ndalohet nga policia pas dyshimeve për prostitucion
-
Komediani Russell Brand paditet për sulm seksual
-
Rrëfimi i aktorit Downey Jr. për ditët në burg
-
Adrien Brody tregon sakrificat që ka bërë për rolin e ri
-
Cosby shpallet fajtor për sulm seksual e drogim, viktima dëmshpërblehet me 59 mln dollarë