Showbiz

Aktivistja e zhveshur del në skenën e ndarjes së çmimeve me Avril Lavignen

Avril Lavigne është përballur me një aktiviste ambienti gjysmë të zhveshur në skenën e Çmimeve Juno.

Ndërsa këngëtarja po prezantonte një performancë në fillim të ceremonisë, një grua vrapoi në skenë prapa saj,

Një mesazh në shpinën e saj të zhveshur shkruante “shpëtoni rripin e gjelbër”, siç dukej referuar një plani kontrovers të zhvillimit ndërtimor nga qeverisja e Ontarios.

Lavigne u përpoq që ta përfundonte fjalimin e saj para se të konfrontohej me gruan.

Gruaja është shoqëruar nga rojat jashtë skenës, raportoi BBC.

Në nëntor, qeveria bëri rregullore të re për të hequr 7,400 hektarë nga toka Greenbelt, një zonë e mbrojtur nga ndërtimet, dhe e hapi atë për ndërtime me 50,000 shtëpi të reja që do të ndërtoheshin deri në vitin 2025.