Humoristi i njohur nga Shqipëria Agron Llakaj sot ka përjetuar një humbje të madhe, pasi motra e tij Bardha ka vdekur nga koronavirusi.
Në njoftimin e bërë nga vet humoristi Llakaj, mes tjerash ai shpreh dhimbjen që ndjen për humbjen e tij.
“Sa vuajte moj shpirt, sa lëngove moj motër. Në mëngjes kur folëm më the: “Jam mirë por kam ftohtë”. Ah pse s’mu ankove asnjëherë moj zemër! Ike motër, ike!. Jemi të pafuqishëm para fatit që na ka caktuar Zoti” ishin fjalët e humoristit Agron Llakaj për motrën e ndjerë.