Bendi i njohur i muzikës rok, “Aerosmith”, i ka anuluar disa koncerte të planifikuara në Las Vegas, kjo pasi vokalisti Steven Tyler është detyruar të regjistrohet në qendër rehabilituese.
Ylli i njohur i muzikës ka qëndruar larg drogave për më shumë se një dekadë, por iu kthye përdorimit të tyre pas marrjes së ilaçeve kundër dhimbjes, të cilat ia kishte përshkruar mejku pas një operacioni në këmbë, raporton BBC-ja.
Këngëtari 74-vjeçar vullnetarisht iu nënshtrua programit për trajtimin e varësisë, me synimin që të koncentrohet në shëndetin dhe shërimin e tij.
Të gjitha koncertet e caktuara për muajin qershor dhe korrik, tani janë anuluar. Bendi ka bërë të ditur se planifikojnë të kthehen në skenë në shtator.
Në një deklaratë për media, “Aerosmith” kërkoi falje për anulimin e koncerteve, veçanërisht duke shprehur keqardhje për fansat besnik të cilët shpesh udhëtojnë nga vende të largëta për t’i ndjekur performancat e bendit.
Në fillim të vitit, rok grupi i famshëm e anuloi turneun e shumëpritur evropian, për shkak të pasigurisë rreth logjistikës së udhëtimit dhe pranisë së vazhdueshme të masave anti-Covid.
Tyler edhe në të kaluarën ka diskutuar për betejën e tij me varësinë nga drogat. Në një intervistë për revistën “GQ”, muzikanti kishte deklaruar se marrja e drogës ishte diçka që të gjithë rokerët e bënin në vitet ‘70.
Thank you for your understanding and for your support for Steven during this time.
— Aerosmith (@Aerosmith) May 24, 2022
If you purchased your tickets via Ticketmaster, you will be refunded and will receive an email shortly with details, otherwise please contact your point of purchase for information on refunds. pic.twitter.com/1nuUc5Gj1j