Adele thotë se ish-i dashuri i Shakirës është “në telashe” pasi këngëtarja theu të gjitha rekordet më këngën kushtuar atij, pas ndarjes.
Pak ditë pasi Shakira performoi “BZRP Music Ssession #53” në “Tonight Show with Jimmy Fallon”, Adele ka komentuar këngën e cila është bërë nga këngëtarja kolumbiane dhe producenti BZRP pas ndarjes së çiftit.
Adele ka thënë se Pique është në telashe, pasi e pyet një fans se kush është këngëtari i saj i preferuar përveç asaj, dhe fansi përmend Shakirën.
“Oh e kam parë performancën e saj mbrëmë në Jimmy Fallon... Oh, ish-bashkëshorti i saj është në telashe”, ka komentuar Adele.
Shakira dhe Pique janë ndarë vitin e kaluar. Ata kanë së bashku dy djem: Milan 9 vjeç dhe Sasha 7 vjeç. Ish-çifti nuk ishte i martuar.
Edhe
Shakira s'po mendon për romancë të re
Ndërkohë, Shakira ka thyer katër rekorde “Guinness” me këngën kushtuar Piques.