Këngëtarja britanike, Adele, ka mbushur të mërkurën 33 vjet. Ajo e ka bërë të ditur lajmin se sot feston ditëlindjen, përmes një serie të fotografive që ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram.
“Tridhjetëshja e lirë”, ka shkruar Adele bashkëngjitur me fotografitë të cilat e shfaqin atë në vende të ndryshme, dhe tejet të lumtur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFansat e kanë kuptuar këtë si një ndjenjë lirie të saj pas ndarjes nga ish-bashkëshorti.
Këngëtarja e famshme është sërish beqare pasi këtë vit është divorcuar nga bashkëshorti i saj Simon Konecki, me të cilin ka një djalë të quajtur Angelo.