Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Adele feston ditëlindjen duke aluduar për drejtimin e ri muzikor

Adele e ka shënuar ditëlindjen e saj të 31 të dielën duke aluduar për një album të ri "drum and bass".

Këngëtarja e “Hello”, e njohur për reflektimin e sfidave të jetës në baladat emocionale, shkroi në Instagram në ditëlindjen e saj për të reflektuar për atë që do të vijë në periudhën në vazhdim.

Në titullin e një serie fotografish për rastin në fjalë, ylli i siguroi fansat që po sillet në bazë të moshës së saj dhe sugjeroi që muzika e saj e ardhshme do ta ketë një ndjenjë më optimiste, shkruan KOHA Ditore.

"Jam 31 vjeçe, falë Zotit! 30 më ka sfiduar shumë, por po përpiqem shumë të mbështetem në të", shkroi ylli i hitit “Someone Like You”. "30 do të jetë një album “drum ‘n’ bass” për t’iu shkaktuar neveri. Ballin lart."

Adele e ka zakon t’i titullojë albumet sipas moshës së saj - 19, i titulluar sipas moshës që ajo e kishte kur e filloi regjistrimin e albumit debutues, i cili u publikua në vitin 2008, ndërsa albumi i saj i dytë, 25, u publikua në vitin 2015.

Në postimin e saj në mediat sociale, këngëtarja dhe nëna, e cila njoftoi se ishte ndarë nga bashkëshorti i saj Simon Konecki muajin e kaluar (19 prill), gjithashtu e shfrytëzoi mundësinë të këmbëngulte se, derisa përvoja e ka ndryshuar, ajo është e gatshme të ecë përpara dhe ta pranojë statusin e saj të sapokrijuar.