Ylli i njohur britanik, Adele, do t’i rikthehet performancave live në dhjetor të këtij viti. Këngëtarja 33-vjeçare besohet se po planifikon ta shënojë lansimin e albumit të saj të katërt të incizuar në studio, me një koncert në Las Vegas.
Performanca e cila do të jetë e para në skenë për kantautoren në këto katër vjetet e fundit, mbahet më 10 dhjetor dhe do ta transmetohet anembanë botës
Një burim për gazetën “Sunday Mirror” ka deklaruar: “Albumi i ri Adeles është incizimi më i shumëpritur i vitit. Ka kohë të gjatë që është bërë gati të publikohet por studioja incizuese prapa albumit dëshiron ta lansojë atë pak para Krishtlindjeve, dhe duket se kanë vendosur ta bëjnë këtë me një performancë live të këngëtares në Las Vegas. Adele dhe menaxherët e saj janë në bisedime me ‘BBC America’ rreth transmetimit të tij anembanë botës. Koncerti në Vegas do të jenë ndër performancat e pakta, që do të jenë pjesë e turneut promovues të albumit. Natyrisht vazhdimin i situatës me COVID-19 dhe brengosja rreth sigurisë, mund të ndikojë edhe në mënyrën se si do të lansohet ky incizim të cilin fansat mezi po e presin, por aktualisht 10 dhjetori mbetet data e planifikuar për këtë”.
Edhe kantautori britanik, Ed Sheeran, e konfirmoi lajmin se Adele pritet të rikthehet në skenën muzikore, para festave të fundvitit. I pyetur në një intervistë nëse mendon që hiti i tij i fundit, “Bad Habits”, mund të shpallet “Kënga më e mirë e vitit”, Sheeran tha: “Nuk e di. Mendoj se Adele do të rikthehet para Krishtlindjeve. I kam dëgjuar këto thashetheme”.
Së fundmi në mediat e huaja u deklarua se kantautorja e njohur britanike, Adele, mund t’i organizojë disa koncerte në Las Vegas të cilat planifikohet të zënë vend vitin e ardhshëm. Ylli i hitit “Hello” besohet se është e gatshme t’i bashkohet listës së legjendave të muzikës që kanë performuar për fansat në Las Vegas, të tillë si Sir Elton John, Mariah Carey dhe Lady Gaga. Ajo do t’i mbajë disa performance në lokacionin e famshëm turistik “Las Vegas Strip”.
Besohet që këngëtares po i pëlqen kjo ide ngase do ta ndihmonte situatën e saj familjare. Kështu, Adele e cila e ka një djalë 9-vjeçar me ish-bashkëshortin, Simon Konecki, do të mund të vazhdojë të jetojë në Los Angeles dhe të udhëtojë me aeroplan privat për në Las Vegas, rrugëtim ky i cili zgjat vetëm 40 minuta.
Koncerti i fundit i organizuar nga këngëtarja e famshme britanike ishte në qershor të vitit 2017, kur ajo doli në skenë për të performuar para 97.500 adhuruesve në stadiumin “Wembley”, dhe nëse nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për të performuar në Las Vegas, ajo do të ketë rastin të performojë për 5 mijë persona çdo natë.
Ylli britanik duket se ka vendosur që në albumin e saj të ardhshëm, t’i eksplorojë përjetimet e vjetëve të fundit në jetën e saj personale.
Këngëtarja 33-vjeçare nuk ka lansuar album nga viti 2015 kur e publikoi incizimin me titull “25”, dhe pavarësisht faktit se i ka kaluar këta 12 muajt e fundit duke u fokusuar tek vetja, pas shkurorëzimit nga bashkëshorti, Simon Konecki, këngëtarja duket se është e lumtur të rikthehet në qendër të vëmendjes së publikut.
“Adele ka qenë shumë e zënë duke u fokusuar në shëndetin e saj fizik dhe mendor, si dhe ka kaluar muaj të tërë në studio incizuese duke e realizuar albumin e saj të ri”, ka deklaruar një burim i afërt me këngëtaren britanike.
Ylli i muzikës i lindur në Londrës, mezi pret që fansat e saj besnik t’i dëgjojnë këngët e reja. Besohet se albumi do të publikohet së shpejti dhe disa nga këngët e tij, duket se janë inspiruar nga ndarja e saj nga bashkëshorti me të cilin e ka djalin tetë vjeçar, Angelo.
Adele shquhet si një nga artistet më fitimprurëse dhe shquhet për baladat muzikore, të shndërruar në hite anembanë botës.