85% e britanikëve kanë thënë se muzika është jetike për ta ruajtur shëndetin e tyre mendor.
Sondazhi nga kompania “FREE NOË” thotë se mbi gjysma e njerëzve të anketuar e shohin muzikën si një arsye për miqësitë e tyre më të ngushta, me 31 për qind që thonë se i takuan partnerët e tyre përmes një lidhjeje me muzikën.
85.7 për qind e të anketuarve thanë se dëgjimi i muzikës është një pjesë e rëndësishme e ruajtjes së shëndetit mendor, me 83.9 për qind që thanë se janë përlotur nga muzika gjatë jetës së tyre, raportoi NME.
38 për qind e njerëzve, ndërkohë, thanë se e dinin tashmë se cila muzikë dëshironin të ishte e kërcimit të tyre të parë në dasmë, edhe para se të takonin partnerin, ndërsa gati gjysma (48.5 për qind) thanë se ishin ndikuar nga muzika kur e kishin ndryshuar dukjen e tyre.
Gjatë vitit të ardhshëm, kompania në bashkëpunim me partnerë të tjerë synon të mbështesë ngjarjet muzikore që janë në vështirësi në Britani.
-
Të moshuarit që dëgjojnë muzikë kanë gati 40 për qind më pak rrezik nga demenca
-
Kërcimi salsa mund të ndihmojë në uljen e depresionit dhe ankthit te të rinjtë
-
Sekreti i plakjes së shëndetshme mund të jetë mënyra si e shohim moshën
-
Pesë minuta lëvizje në orë mund të rrisin performancën në punë
-
Vetitë pozitive të muzikës në shëndet