Showbiz

Shiten gati gjysmë milioni kopje të albumit të pa lansuar të Swiftit

400,000 kopjet albumit “Reputation” të këngëtares së njohur amerikane, Taylor Swift, tashmë janë shitur, edhe pse ende nuk është lansuar zyrtarisht. “Reputation” pritet të lansohet më 10 nëntor.

Para-shitjet e albumit të gjashtë të këngëtares kanë kaluar dyfish shifrën e para-shitjeve të albumit “1989”, i cili është lansuar në vitin 2014, transmeton Koha.net. “1989” ishte albumi i parë më shpejtë i shitur në dekadën e fundit.

Para-porositë për këtë album mund të bëhen në Target, Walmart, Amazon, iTunes dhe uebsajtin e Swiftit. Target, po ashtu, ka konfirmuar se “Reputation” është albumi më i madh i para-shitur në historinë e saj.