Showbiz

Dafina Zeqiri publikon klipin e “Four Season”

Dafina Zeqiri ka publikuar klipin e këngës “Four Season”, këngës së parë për tregun ndërkombëtar.

“Four Season” u lansua në versionin audio të martën, ndërsa tani vjen edhe me klip. E veçanta e klipit është edhe prania e reperit të njohur French Montana.

Pas publikimit të kësaj kënge, Dafina ishte shprehur shumë e lumtur që ka arritur të debutojë në tregun ndërkombëtar dhe se kjo ishte “ëndrra e saj që nga fëmijëria”.