Në emisionin “1 Kafe me Labin” në KTV këngëtarja e mirënjohur shqiptare Dafina Zeqiri ka paralajmëruar projektet e saj të ardhshme.
Ajo ka thënë se së shpejti do të ketë lajme shumë të mira, e projekte të tjera, transmeton Koha.net. Ndërsa ka thënë se është shumë e lumtur për suksesin e këngës “Four Seasons” që e ka lansuar ditë më parë, me të cilën synon tregun ndërkombëtar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ka me pas shumë lajme të mira. Ka me pas projekte të tjera. Është një ndjenjë e mrekullueshme, është thuajse një ndër ndjenjat më të mira që ekzistojnë për një artiste (suksesi në Amerikë)”, ka thënë ajo.
Ajo gjithashtu ka falënderuar ekipin, duke thënë se, “i kemi idetë e ngjashme me ekipin, që është një ekip që kanë ideja shumë të bukura dhe i respektoj shumë”.
Dafina Zeqiri ka zbuluar se urimin e parë për videoklipin “Four Seasons” e ka marrë nga nëna e saj, dhe motra, kurse atë e ka përgëzuar edhe French Montana që është pjesë e videoklipit.
“Urimin e parë për videoklipin e kam marrë nga nëna dhe motrat, gjithashtu edhe French Montana që është edhe pjesë e videoklipit më ka uruar”, ka thënë ajo.