Showbiz

Britney Spears i paralajmëron fansat “të sillen mirë”

Britney Spears

Britney Spears i ka paralajmëruar fansat e saj “të sillen mirë” me njëri-tjetrin, duke ndarë një përditësim tjetër misterioz. 

Ylli i popit ka ndarë në rrjetet sociale të mërkurën, një video të re duke kërcyer rrotull dhe ka pyetur veten nëse ata “kanë filluar të komunikojnë” ndërsa ka treguar në mënyrë misterioze se fjala e saj e javës është “ngjitur”.

“Më falni m’u desh ta bëja!!! Duket më humane prandaj i arrin të gjithë njerëzit!!! A kemi filluar të komunikojmë??? Silluni mirë tani njerëz!!! Dhe nesër keni shkollë prandaj shkoni të flini më herët dhe bëni gati drekën sepse fëmijëve tuaj u duhet të hanë!!! Fjala e javës – ngjitur!!!”, ka shkruar Spears në Instagram.

Krijuesja e hitit “Baby One More Time” - e cila ka djemtë Sean, 18-vjeçar dhe Jayden 17-vjeçar me ish-bashkëshortin Kevin Federline - nuk dha ndonjë informacion të mëtejshëm se çfarë donte të thoshte në mbishkrimin e Instagramit, por disa orë më parë kishte shpërndarë një tjetër klip të saj duke kërcyer me hitin e Lorde “Royals”.

Postimi vjen disa ditë pasi Britney la të kuptohej se ajo ishte duke punuar në një projekt muzikor për jetën e saj.

Këngëtarja e “Toxic” fillimisht u mendua se kishte arritur një marrëveshje me Universal Pictures për ta bërë film autobiografinë e saj “The Woman In Me”, por në fillim të kësaj jave u kuptua se projekti i saj i ri nuk është biografi, por tërësisht film “fiktiv”, për të cilin ajo është duke punuar me regjisorin e “Wicked”, Jon M. Chu.

“Projekti që do të bëj nuk është histori biografike, por është muzikal imagjinar ku luaj një personazh jashtëzakonisht inteligjent!!! Është e mrekullueshme të kesh shoqëri kaq të mirë si Jon Chu-ja!!!”, ka shkruar ylli.