Këngëtarja me famë botërore, Celine Dion, ka treguar se çfarë i ka mësuar rreth famës, burri i saj i ndjerë, Renee Angelil.
Këngëtarja ka treguar se burri i saj i ka thënë se karriera në muzikë nuk ka të bëjë vetëm me talentin.
“Burri im më ka thënë se talenti është vetëm 20 deri në 25 për qind e suksesit. Përtej kësaj të duhen këngë të mira, koha e duhur për t’i lansuar si dhe ekip i mirë menaxhuese. Nëse këto nuk funksionojnë si një ‘puzzle’ atëherë e gjithë puna nuk do të ketë kurrfarë kuptimi”, ka treguar ylli në një intervistë për revistën Vogue France.
“Jeta ishte vetëm ëndërr dhe kjo është gjithçka që doja. Isha shumë e kënaqur sepse po ëndërroja. Askush nuk mund të më ndalonte, vëllezërit e motrat e mia mund të ishin në bodrum ndërkohë që unë e kisha kokën mbi re. Dalëngadalë me suksesin, kisha edhe njerëz që më mbështesnin në këto ëndërrime që bëja, familja ime e menaxheri im Rene në atë kohë, një ekip i tërë që më rikthente në tokë, këngë pas kënge, sukses pas suksesi, ngadalë por sigurt”, ka thënë Celine.
Ndërkohë këngëtarja, e cila është diagnostikuar me një sëmundje të rrallë neurologjike e cila mund të shkaktojë ngurtësimin e muskujve e spazma, ka qëndruar larg skenës që nga viti 2022. Ajo ka thënë se gjithmonë e ka ndjekur instinktin sikur për stilin e të kënduarit ashtu edhe paraqitjen skenike.
“S’kam pasur një dukje specifike, por doja të dilja të skenë, të shpalosja pasionin tim me njerëz që e duan muzikën, e kuptojnë atë dhe ta përdorja në mënyrën më të mirë që të mundja. Nuk ka të bëjë vetëm me vokalet, ka të bëjë me vendosmërinë, dëshirën dhe energjinë e brendshme. Kisha shumë dyer të hapura, kisha shumë mënyra të ndryshme të këndimit, por njerëzit më hapnin rrugë që të shkoja edhe më tej. Mund të jesh një hit, të kesh sukses, por nuk doja ta kem vetëm një hit”, ka shpjeguar Celine.
Celine Dion dhe Renee Angelil filluan lidhjen në vitin 1988, kur Celine mori pjesë në Eurovision, më 30 prill të atij viti. Ata u martuan në dhjetor të vitit 1994. Renee vdiq më 14 janar të vitit 2016 nga kanceri i fytit.