Aktorja e mirënjohur e Hollywoodit, Jennifer Aniston, ka treguar se pse ende, pas 30 vjetësh famë, ka emocione kur parakalon nëpër tepihët e kuq të ngjarjeve të ndryshme.
Ajo rreth kësaj teme është pyetur nga revista e mirënjohur “People”.
“Gjithmonë, gjithmonë. Në këtë çast, bukfalisht edhe tash që jam ulur në këtë karrige”, është përgjigjur Aniston duke kujtuar herën e parë që parakaloi në tepih të kuq duke thënë se ishte eksperiencë magjike.
“Ishte gjëja më emocionuese në planet. Ishte magjike. S’kishte asgjë që të bënte të mos jesh e emocionuar. Ende është ashtu edhe sot, vetëm se kemi pak më shumë eksperiencë. Kemi mësuar më shumë mësime e kemi pak më shumë përvojë”, ka thënë aktorja.
Në fillimin e karrierës ajo pati vështirësi në rrugën drejt famës, deri kur në një pompë benzine e takoi shefin ekzekutiv televiziv Warren Littlefield, i cili e rekomandoi për rolin në serialin e famshëm “Friends”.