25-vjeçari Freskim Rama, i njohur si “Kimi”, ka marrë mbështetjen e jurisë së programit të njohur të zbulimit të talenteve në Amerikë, “American Idol”.
“Heal” nga Tom Odell ishte kënga që ai interpretoi para jurisë së famshme të përbërë nga yjet Luke Bryan, Katy Perry e Lionel Richie.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKimi ka treguar se është larguar si i vetëm nga Kosova dhe ka gjashtë vjet që s’e ka parë familjen e tij. Ka thënë se këtë e ka bërë për shkak të ëndrrës për këndim.
Në prezantimin e tij, Kimi ka treguar për sëmundjen e së ëmës të cilës nga e cila ka thënë se e ka trashëguar talentin në këndim. Madje juria është lidhur në një thirrje direkte me familjen e Kimit në Kosovë.
Pas kësaj, ylli botëror Perry e shtyn Kimin të këndojë në shqip. Ai zgjodhi “Oj Kosovë, oj nëna ime” dhe i tregoi jurisë se kënga bën fjalë për migrimin dhe lënien pas të gjithçkaje prapa dhe se prapë se prapë ka zemrën në vendlindje.
Pas interpretimit në shqip, Kimi mori tri vota pro për të kaluar tutje.