Showbiz

Selma Blair braktiset nga disa anëtarë të ekipit të saj

Disa anëtarë të ekipit përfaqësuese të artistes së mirënjohur botërore, Selma Blair, e kanë lënë punën.

Ani pse ajo vazhdon të jetë nën menaxhimin e Ben Gaynor, kontratën e bashkëpunimit me Blair e kanë ndërprerë disa anëtarë të tjerë ekipit menaxherial që kanë qenë pjesë e sektorit të marrëdhënieve me publikun, raporton Deadline.

Kjo gjë ndodhi pasi aktorja kishte bërë disa komente që u cilësuan si islamofobe pasi sipas raportimit të “The Hollywood Reporter”, Blair përmes këtyre komenteve ka sulmuar përfaqësueset e shtetit amerikan Cori Bush dhe Rashida Tlaib, pasi ato votuan kundër një projektligji që ndalon anëtarët e grupit militant Hamas të hyjnë në SHBA.

“Dëboni të gjithë ata që mbështesin terrorizmin. Islami ka shkatërruar shtetet myslimane dhe erdhën këtu e shkatërruan mendje”, pati shkruar Blair në komentin që tash e ka fshirë.

Më pas ajo kërkoi falje për komente duke thënë se po ndjehet keq dhe ka gabuar në shkrim.

“Në komentin tim, gabimisht dhe pa qëllim kam ngatërruar myslimanët me islamikët radikalë e fundamentalistë, një gabim i tmerrshëm në fjalët e mia, që rezultoi të lëndonte shumë njerëz, të cilët nuk doja t’i lëndoja dhe thellësisht pendohem për këtë”, ka thënë aktorja.

Komenti ngjalli shumë reagime, duke përfshirë një që bëri Këshilli i Marrëdhënieve Amerikano-Islame që komentet e Blaires i quajti “urrejtëse dhe injoruese”.