Showbiz

A do të performojë Ryan Gosling në “Oscar”?

Descriptive Text

Aktori i mirënjohur, Ryan Gosling, i cili luan në rolin e kukullës Ken, në filmin e shumëpërfolur “Barbie”, do të performojë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscars”, këngën me të cilën është nominuar në kategorinë “Kënga më e mirë oriogjinale” nga Akademia e Filmit, ka raportuar Variety.

Kënga “I’m Just Ken”, nuk ishte paraparë të këndohej në natën e ndarjes së çmimeve “Oscar”. Gosling më herët gjatë këtij muaji pati thënë se Akademia e Filmit nuk i ka kërkuar që të performojë.

“Do të ishte një risk i madh që të më kërkonin ta bëja. Nuk e di se si do të funksiononte, por jam i hapur ta bëj”, pati thënë Gosling për Variety.

Kjo këngë ka pasur sukses të madh ndërkohë që është zgjedhur si kënga më e mirë në “Cristics Choise Awards”, si dhe u nominua për çmim “Grammy” në kategoritë “Kënga më e mirë e shkruar” dhe “Kënga më e mirë e medias vizuale”.

“I’m Just Ken” e kënduar nga Gosling, bashkë me këngën e Billi Eilish “What Was I Made For”, të dyja nga filmi “Barbie”, janë të nominuara nga Akademia e Filmit për çmimin “Kënga më e mirë origjinale”.