Showbiz

Filmi “Oppenheimer” fiton disa çmime në “SAG Awards”

Filmi “Oppeneheimer” po e vazhdon dominimin këtë stinor, ndërsa ka fituar edhe disa çmime të mëdha të shtunën në SAG (Screen Actors Guild) A]ards, shkruan “BBC”.

Filmi i Christopher Nolan ka fituar çmimin për kastën më të mirë të filmit, ndërsa Cillian Murphy dhe Robert Downey Jr. fituan çmime individuale të aktrimit.

Duke pranuar çmimet në emër të kastës, Sir Kenneth Baranagh, tha se është “shumë falënderues dhe krenar”.

Çmimi për kastën më të mirë, vlerësohet si çmimi më i madh në “SAG Awards”, duke marrë parasysh se nuk ka kategori për filmin më të mirë.

Fituesit në ceremoninë vjetore, që mbahet në Los Angeles, votohen nga aktorët tjerë.