Showbiz

Ellie Goulding është ndarë nga bashkëshorti

Ellie Goulding ka bërë të ditur se është ndarë nga Caspar Jopling.

Këngëtarja 37-vjeçare e hitit “Starry Eyed”, dhe bashkëshorti i saj 32-vjeçar, kishin kryer kurorëzimin në një ceremoni martesore, pesë vjet më parë.

Në një postim në Instagram, Goulding ka thënë se kishte mbetur “pa zgjidhje”, duke bërë me dije se ka kohë që janë të ndarë.

“Ndihem sikur kam mbetur pa zgjidhje por dua t’ju bëjë me dije se unë dhe Caspar, jemi ndarë që një kohë”, ka shkruar këngëtarja.

Ajo ka thënë se kanë marrëdhënie të mirë me Caspar dhe se vazhdojnë të mbesin miq, derisa djalin e tyre e kanë interes të përbashkët.

“Jemi të bindur në mbrojtjen e privatësisë së familjes tonë, dhe i falënderojmë njerëzit paraprakisht për respektimin e dëshirave tona”, ka shtuar ajo.

Goulding është bërë nënë e një djali, të quajtur Arthur, në vitin 2021.

Në martesën e tyre në vitin 2019 kanë marrë pjesë një listë e gjerë e yjeve të muzikës dhe kinematografisë, përfshirë Katy Perry, Orlando Bloom, James Blunt, Sienna Miller, Jimmy Carr etj.