Showbiz

Zendaya dhuron 100 mijë dollarë për teatrin ku filloi karrierën

Descriptive Text

Aktorja e mirënjohur e Hollywoodit, Zendaya, ka dhuruar 100 mijë dollarë për teatrin në të cilin filloi karrierën, raporton People.

Ylli u bë bashkë me “Women Donors Network” (WDN) për të ia dorëzuar shumën e parave teatrit “Shakespeare” të Kalifornisë, shumë e cila do t’i ndihmojë këtij institucioni t’i mbulojë shpenzimet dhe t’i përmirësojë shfaqjet në të ardhmen.

“Jemi shumë të kënaqur që kemi mundësi të bashkohemi me Zendayan për dhurimin e këtyre mjeteve. Shpresojmë që donacioni jonë të ju ndihmojë në realizimin e vizionit strategjik”, ka thënë presidentja e WDN-së.

Edhe drejtuesit e teatrit falënderuan Zendayan për donacionin.

“Jemi thellësisht mirënjohës për Zendayan dhe WDN-në që dhuruan 100 mijë dollarë për ne. Shuma do ta ndihmojë teatrin tonë të shkojë përpara ndërsa festojmë 50 vjetorin e themelimit. Faleminderit Zendaya dhe WDN”, ka thënë Clive Worsley, drejtor ekzekutiv i teatrit.

Sipas gazetës “San Francisco Chronicle”, Zendaya kishte luajtur në këtë teatër qysh kur kishte qenë fëmijë. Aty asaj i punonte edhe nëna.

Ajo ka filluar karrierën prej aktoreje gjatë adoleshencës kur luajti në filmin e produksionit Disney “Shake it Up”, përkrah yllit Bella Thorne.