Showbiz

Beyonce paralajmëron album të ri

Këngëtarja e mirënjohur Beyonce, ka paralajmëruar albumin e saj të ri “Reinassance Act II”, përmes një reklame në spektaklin “Super-Bowl” që u mbajt mbrëmë, raporton “CNN”.

Ylli në llogarinë e saj në Instagram ka publikuar edhe dy këngë të reja “Texas Hol ‘Em” dhe “16 cariages”, të cilat duket se do të jenë pjesë e albumit të ri.

Beyonce para se t’i publikonte këngët e kishte publikuar një video-reklamë për “Verizon”, një kompani e telekomunikimit.
Në këtë reklamë shihet këngëtarja duke biseduar me një agjent tw saj i cili i thotë se ka “thyer internetin” pasi publikon një video tw saj. Më pas ai e sfidon këngëtaren duke i thënë se ajo nuk do të mund ta thyente cilësinë e internetit që posedon “Verizon”.

Image

Beyonce i përgjigjet agjentit duke i thënë se edhe atë do ta bëjë.
Ajo përpiqet ta “thyejë” internetin e “Verizonit” duke bërë limonada, por nuk mundet. Më pas performon me instrumente muzikore e krijon video-lojëra, por sërish nuk e thyen dot “Verizonin”.

Më pas krijon një version të robotit të saj të IA-së që i sugjeron të bëhet një kukull Barbie e versionit “BarBey”, perfomon mbi sferën e Las Vegasit dhe interneti i “Verizonit” punon ende më mirë. Bëhet presidente e SHBA-së dhe në fund dëshiron të bëhet guraja e parë astronaute që nget raketën e parë dhe shkon për të performuar për herë të parë në hapësirë dhe ende interneti i “Verizonit” punon shumë mirë.

Pas gjithë këtyre tentimeve ajo i thotë agjentit të saj se vet ajo nuk mund të thyhet dot dhe se ka ardhur koha që të lansojë muzikën e re, përmes së cilës më në fund ajo si duket se “thyen internetin e ‘Verizonit’”.

Ani pse kjo video duket të jetë reklamë për “Verizon”, videoja është edhe paralajmërim për albumin e saj të ri.

Adhurues e të famshëm lavdëruan punë e Beyonces duke shkruar në komente se ajo me të vërtetë “e theu internetin”.

Këngët janë lansuar në platformat Tidal, YouTube dhe Spotify.

Ndërkohë Beyonce mbrëmë ishte e pranishme në ngjarjen “Super - Bowl” që u organizua nga Federata e Futbollit Amerikan (NFL).

Ajo u shoqërua nga burri i saj reperi Jay-Z si dhe vajzat e tyre Blue Ivy dhe Rumi.

Image
Image