Showbiz

Aktori i njohur turk këndoi në Festivalin e Këngës, i foli shqip publikut

Aktori i famshëm turk, Taner Olmez, është ngjitur në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH të premten. I ftuar nga aktori i njohur shqiptar, Nik Xhelilaj, Olmez ka qëndruar para të pranishmëve të Festivalit e u ka folur shqip.

E jo vetëm aq. Olmez edhe ka kënduar për audiencën.

“Mirëmbrëma shqiptarë”, ka thënë ai me t’u ngjitur në skenë.

Xhelilaj e ka prezantuar atë si “vëlla” të tij. Ai ka treguar se në filmin e parë që ka luajtur në Turqi, është njoftuar me Olmezin.

I pyetur se cili është roli i preferuar i tij, është përgjigjur “Kayip Sehir sepse u njoftova me ty”.

Taner Olmez është nga aktorët më të famshëm në Turqi. Ka luajtur plot role në plot filma e seriale, por në Kosovë njihet më së shumti për rolin në serialin “Muhtesem Yuzyil: Kosem”, “Medcezir”, “Mucize Doktor”.