Showbiz

Amber Rose: Kanye e tha të vërteten kur deklaroi se Beyonce e meritonte çmimin që mori Swift

Amber Rose - FOTO: AP
 

Ylli televiziv Amber Rose ka thënë se ish-partneri i saj, reperi Kanye West, e ka thënë të vërtetën në ngjarjen e ndarjes së çmimeve nga MTV, raporton FemaleFirst.

Në momentin që këngëtarja Taylor Swift kishte fituar çmimin për videon më të mirë, Kanye kishte dalë në skenë dhe duke ia rrëmbyer mikrofonin Taylorit ka thënë se Beyonce është ajo që e meriton atë çmim.