Showbiz

The Weeknd do të sigurojë katër milionë shujta për Gazën

 

Artisti i mirënjohur, The Weeknd, ka ofruar katër milionë shujta për Programin Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara (WFP) për të ndihmuar njerëzit në Gaza.

The Weeknd, që është edhe ambasador i vullnetit të mirë në Organizatën e Kombëve të Bashkuara ka ndarë 2.5 milionë dollarë nga fondi i tij humanitar “XO” drejt përpjekjeve humanitare të WFP në Gaza, shkruan CNN.