Showbiz

Vendoset se kush është aktori që do ta luajë rolin e Donald Trumpit

Aktori i Hollywoodit, Sebastian Stan, do të luajë rolin e biznesmenit dhe ish-presidentit amerikan, Doanld Trump, raporton CNN.

Stan do të luajë në filmin “The Apprantice” së bashku me aktorët Maria Bakalova dhe Jeremy Strong.

“Variety” raporton se Bakalova do të luajë në rolin e ish-bashkëshortes së ndjerë të Trumpit, Ivana Trump, e cila në atë kohë ishte partnere e tij në projektet më të mëdha të biznesit. Çifti u divorcua në vitin 1992, kurse Ivana vdiq vitin e kaluar.

Strong do të luajë rolin e avokatit Roy Cohn, të cilin Trump e konsideronte si mentor apo mësues në fillim të karrierës.

Image
Trump, avokati dhe ish-gruaja e tij

Producentja ekzekutive, Amy Bear i ka thënë CNN-it në një përmbledhje më shkrim se filmi ka të bëj me ambiciet që janë vendosur mbi botën e korrupsionit dhe mashtrimit.

“Është një histori rreth një ‘mësuesi’ e ‘nxënësi’ që përshkruan origjinën e një dinastie amerikane. E mbushur me personazhe më të mëdha se jeta, ajo zbulon koston morale dhe njerëzore të një kulture të përcaktuar nga fituesit dhe humbësit”, kanë shkruar përfaqësuesit e filmit në përmbledhje.

Data e lansimit të filmit nuk është konfirmuar ende, por përfaqësuesit konfirmuan për CNN të mërkurën se filmi ka filluar të bëj fotografinë kryesore.

Image