Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi betohet sot si president i SHBA-së

Donald Trump

Foto nga arkivi: Betimi i Donald Trump si presidenti i 58-të i SHBA-së më 2017

Foto: Associated Press

Donald Trumpi do të betohet sot (e hënë) si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës me premtimet për të shtyrë kufijtë e pushtetit ekzekutiv, për dëbim të miliona emigrantëve, si dhe për transformim të rolit të SHBA-së në skenën botërore. 

Ceremonia e inaugurimit të Trumpit do të zhvillohet në mesditë (rreth orës 18:00 me kohë lokale të Kosovës) brenda Kapitolit të SHBA-së, katër vjet pasi një turmë mbështetësish të Trumpit shkelën simbolin e demokracisë amerikane në një përpjekje të pasuksesshme për të parandaluar humbjen e republikanit në vitin 2020 ndaj demokratit Joe Biden. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Betimi do të bëhet në ambiente të mbyllura për herë të parë pas 40 vitesh për shkak të të ftohtit ekstrem, raportoi Reuters.

Ish-presidentët që do të marrin pjesë në inaugurim janë Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton. Ish-zonja e parë, Laura Bush dhe ish-sekretarja e Shtetit Hillary Clinton do të marrin pjesë gjithashtu në këtë ngjarje.

Disa prej njerëzve më të pasur në botë si: shefi ekzekutiv i Teslas dhe SpaceX, Elon Musk, shefi ekzekutiv i Metas, Mark Zuckerberg dhe themeluesi i Amazonit, Jeff Bezos, do të marrin pjesë në ceremoninë e betimit dhe do të ulen në platformë së bashku me kabinetin e Trumpit.

Këngëtarja e muzikës kantri, Carrie Underwood do të performojë në ceremoninë zyrtare. 

Në këtë ceremoni të betimit janë ftuar udhëheqës të huaj, përfshirë edhe disa figura nga Kosova. 

Në mesin e tyre do të jetë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ish-presidenti Behgjet Pacolli e kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. 

Gjatë fushatës së tij, Trumpi ka pretenduar se do t’i japë fund luftës së Rusisë në Ukrainë brenda një dite, megjithatë këshilltarët e tij kanë pranuar se çdo marrëveshje paqeje do të marrë së paku muaj.