Jada Pinkett Smith dhe Will Smith do të qëndrojnë “bashkë përgjithmonë”.
Aktorja e njohur ka folur rreth martesës së saj në emisionin “The Drew Berrymore Show” që drejtohet nga Drew Berrymore.
“Do të qëndrojmë bashkë përgjithmonë”, ka thënë Jada pasi u pyet nga Drew se si qëndron puna.
Pyetja e Drew erdhi pasi Jada në librin e saj të ri flet për problemet që ajo dhe Will i kishin pasur në lidhjen martesore. Pas publikimit të librit është bërë e ditur se çifti kishin qëndruar të ndarë për shtatë vjet.
Ani pse Jada shokoi Amerikën me lajmin për ndarjen nga Willi, duket se ajo ka ndryshuar mendje përgjatë turneut promovues të librit të saj “Worthy”.
"E vërteta e çështjes është se unë nuk do të largohem nga Will dhe ai nuk do të largohet nga unë. Jam më e lumtur se kurrë”, pati thënë ajo në një ngjarje publicistike më parë këtë vjeshtë.
Mediat ndërkombëtare kanë shkruar se duket sikur Pinkett Smith dhe burri i saj po ripërcaktojnë se si duket martesa e tyre, por ata do të jenë së bashku përgjithmonë ani pse sipas DailyNews, publiku janë pak të hutuar.
Jada Pinkett Smith and Will Smith are in this for the long haul. pic.twitter.com/yn5tJ18GeN
— Access Hollywood (@accesshollywood) November 29, 2023