Showbiz

Dua Lipa zgjedh një fans në rrugë që ta dëgjojë i pari këngën e saj të re

Dua Lipa ka befasuar fansat e saj duke i lejuar të dëgjojnë këngën e saj të ardhshme “Houdini” nga telefoni i saj në rrugët e Londrës.

Një fotografi e shpërndarë në platformën X ka treguar këngëtaren me origjinë nga Prishtina, në rrugë bashkë me një grup të vogël që mbanin banerin “Urime, je personi i parë që dëgjon këngën e re të Dua Lipës”.

Të tjerët në grup me të valëvisin flamuj në ngjyrë vjollcë, gjelbër dhe kaltër.

Lipa shihet që mban telefonin ndërsa fansi me kufje dëgjon këngën e saj.

Kënga e re e Lipës pritet të publikohet të enjten, 9 nëntor.