Showbiz

Shakira hijeshon ballinën e revistës “Billboard”

Ndarjet janë gjithmonë të vështira, sidomos kur mediat dhe fëmijët janë të përfshirë.

Ylli latin i muzikës, Shakira, ka folur hapur për ndarjen e saj nga lojtari spanjoll i futbollit, Gerard Piqué, dhe atë se si ka ndikuar kjo ndarje në jetën e dy fëmijëve të ish-çiftit, Milan dhe Sasha.

“Ata janë shumë mirë”, tha këngëtarja në një intervistë të fundit për revistën “Billboard”. “Po ju pëlqen shumë jeta në Miami. Në Barcelonë, ata mbanin barrën e të qenit fëmijët e dy prindërve të famshëm dhe situate me mediat ishte goxha tensionuese dhe e rëndë për ta. Paparazit na ndiqnin kudo dhe qëndronin çdo ditë para shtëpisë sonë. Këtu, ata po ndihen si fëmijë normal dhe pikërisht kështu duhet të ndihet çdo fëmijë në shkollë, i sigurt dhe të ketë mundësi të jetë vetvetja. Për shkak se ata janë shumë të shoqërueshëm dhe të sinqertë me secilin person që e takojnë, kanë arritur të adaptohen shumë lehët me jetën e re”.

Ish-çifti i njohur i showbizit e bëri publik lajmin e ndarjes në qershor të vitit të kaluar, përmes një komunikate të përbashkët për media. Ata pohuan se prioriteti i tyre vazhdon të jetë rritja e fëmijëve së bashku dhe kërkuan respektim të privatësisë gjatë kësaj periudhe. Shakira dhe Piqué ishin në lidhje për 11 vjet.

Gjatë këtij vitit të fundit, shumë thashetheme kanë qarkulluar anembanë botës rreth lidhjes së dyshes, Shakira dhe Pique, duke filluar nga pretendimet për tradhti e deri te problemet në familje. Nga atëherë, ylli kolumbian e ka drejtuar gjithë dhimbjen dhe vuajtjet e saj drejt muzikës, duke krijuar hite që e thumbonin direkt ish-partnerin e saj, si kënga “Sessions #53” të cilën e solli në bashkëpunim me producentin Bizarrap. Ky projekt arriti të pozicionohet në vendin e parë të toplistave muzikore dhe përfundimisht i theu 14 rekorde botërore të Genisit.

“Hera e fundit që kam publikuar album ishte para gjashtë vjetëve. Tani kam mundësi të krijoj muzikë me shpesh, edhe pse nganjëherë mendoj se jeta si nënë e vetme me atë të një ylli të popit nuk përshtaten shumë me njëra-tjetrën. Ua më duhet t’i vë fëmijët në gjumë, e më pas të shkoj në studio për të incizuar. Kjo nuk është gjithmonë e lehtë. Kur nuk e ke një bashkëshort, i cili do të kujdesej për fëmijët kur ti nuk je në shtëpi, është vështirë të fokusohesh në punë. Je vazhdimisht duke e menaxhuar situatën sepse mua më pëlqen të jem e pranishme në çdo moment të jetës së fëmijëve të mi. dua t’i dërgojë në shkollë, të ha mëngjes me ta, t’i përcjelli në lojëra. Por në anën tjetër, po ashtu më duhet të punoj dhe të fitoj të holla për t’u kujdesur për ta”, deklaroi Shakira.

Ylli i hitit “Hips Don’t Lie”, në muajin maj u nderua nga revista “Billboard” me çmimin e parë “Latin Woman of the Year”. Më korrik në ceremoninë “Premios Juventud” iu nda çmimi “Agent of Change”, kurse më 12 shtator ajo u nderua me çmimin special “Michael Jackson Video Vanguard” në edicionin e fundit të ngjarjes së përvitshme muzikore “MTV Video Music Awards”. Atje, Shakira po ashtu i interpretoi disa prej hiteve të saj më të pëlqyera nga fansat dhe publiku mbarë botëror.

Përgatiti: Edona Binaku

{gallery}