Pokemon po shkon në muzeun e “Van Goghut” për t’u mësuar të rinjve për punën e një prej artistëve më të famshëm holandezë, raporton The Verge.
Për kremtimin e 50-vjetorit, muzeu “Van Gogh” në Amsterdam të Holandës është bashkuar me kompaninë “Pokemon” për një ngjarje të veçantë të projektuar për t’u prezantuar artistëve të rinj punën e Van Goghut, dhe për t'u mësuar njerëzve se si ai ishte thellësisht i ndikuar nga arti japonez.
Një numër ekspozitash me temë Pokemon do të shfaqen në muzeun “Van Gogh”. Shfaqja e tyre ka nisuar nga 28 shtatori dhe do të zgjasë deri më 7 janar të vitit të ardhshëm.
"Ky bashkëpunim do të lejojë brezin e ardhshëm të njohë artin dhe historinë e jetës së artistit Vincent Van Gogh në një mënyrë freskuese", thuhet në një njoftim për shtyp të drejtoreshës së përgjithshme të muzeut “Van Gogh”, Emilie Gordenker.
Një aktivitet i muzeut u mëson vizitorëve se si të vizatojnë Pikachu, personazhi i verdhë që është një nga fytyrat më të njohura të markës Pokemon, ndërsa një tjetër paraqet lidhjen midis Van Gogh-ut dhe artit dhe kulturës japoneze, e cila pati një ndikim të thellë në artin e tij. (Përgatiti: Vita Abrashi-Kajtazi)