Në fundjavë, këngëtarja e hitit “Hello”, Adele 35-vjeçare, i tha audiencës në koncertin e saj “Weekends with Adele” në Las Vegas se ka nevojë të ulej, për shkak të dhembjes së madhe që i vinte këmbës nga pjesa e poshtme e shpinës, raporton "FemaleFirst".
“Do të ulem dhe do të pushoj, pasi kam probleme me nervin ishiatik”, tha Adele.
Ylli britanik vazhdoi të zbulonte se në një paraqitje së fundi, ekipit të saj iu desh ta ndihmonte të ngrihej nga dyshemeja pasi kishte dhimbje shumë të mëdha.
Adele i tregoi audiencës së saj në Las Vegas se ajo kishte marrë një infeksion mykotik për shkak të kostumeve të saja të ngushta të skenës.
Këngëtarja e “Rolling In The Deep” shpjegoi se djersitja nën drita ndërsa performonte në Vegas e kishte bërë atë të zhvillonte një gjendje lëkure të njohur zakonisht si kruarje e rëndë - e cila i prekë kofshët e sipërme dhe barkun e poshtëm - sepse ajo kaloi kaq shumë kohë "ulur" për ta marrë veten nga dhimbjet.
Pas këtyre gjendjeve shëndetësorë ajo pushoi nga performimi për rreth 3 muaj, dhe tani tha se po ndjehet më mirë prandaj u kthye në skenë.
'Patëm një pushim shumë të gjatë dhe jam e lumtur për t'u kthyer. U mërzita shumë. Disi, më mungonte skena. Është një ndryshim i bukur. Më pëlqen vërtet të bëj këto shfaqje dhe është pika kulmore e javës sime. Mezi prisja të kthehesha. Ky është një kuptim krejt i ri”, ka thënë Adele.