Angelina Jolie i ka bërë tatuazhe të reja në gishtërinjtë e saj të mesëm dhe fansat po mendojnë se ky është një lloj mesazhi për ish-burrin e saj, aktorin Brad Pitt.
Aktores 48-vjeçare të filmit “Maleficent” tatuazhet ia ka bërë tatuazhisti Mr K, i cili punon në New York.
Është ai që i ka publikuar në rrjetin social Instagram dizajnet e errësuara të tatuazheve të Angelinës në brendësi të gishtërinjve të saj të mesëm, shkruan FemaleFirst.
Fshehja që u ka bërë ai dizajnëve ka ngjallur një mori komentesh nga fansat e Joliet. Ka pasur hamendësime se çfarë mund të jetë shkruar në gishtërinjtë e saj. Disa thonë se mund të jetë shkruar emri “Brad”, me të cilin Angelina Jolie ishte martuar në vitin 2014 dhe ishte divorcuar dy vjet më vonë.
Fansat tjerë kanë spekuluar se mund të jetë një tatuazh për gjashtë fëmijët që Angelina ka me Brad Pittin.
Mr. K e etiketoi Angelinan në postimin e tij duke treguar se ajo ka shtuar edhe një, në tatuazhet e saj të shumta.
“Ende nuk mund ta besoj se në fakt i kam kapur dorën dhe i kam bërë tatuazh. Gjeje se çfarë ka në pëllëmbë?" ka shkruar ai.
Angelina ka dizajne të shumta kushtuar ish-të dashurve, duke përfshirë një kushtuar ish-burrit të saj, Billy-Bob Thornton, 68-vjeçar.
Pasi ajo e hoqi emrin e tij nga krahu pas divorcit, u zotua të mos e bënte kurrë tatuazh emrin e një burri në trupin e saj.
