Showbiz

Rita Ora befasohet nga kandidatja shqiptare në “The Voice Australia”

Këngëtarja me rrënjë nga Kosova, Rita Ora, është befasuar nga një kandidate shqiptare që po garonte në “The Voice Australia”, ku Ora është pjesë e jurisë.

Sihana Haxhnikaj, 16-vjeçare nga Kosova, kandidoi në garën e famshme duke interpretuar këngën “Nothing Breaks Like A Heart”.

Rita Ora, si anëtare e jurisë, u impresionua me zërin e saj. Pas përfundimit të performancës, Haxhnikaj u prezantua dhe menjëherë pasi tregoi emrin, Rita Ora u pa e shtangur.

Image

Pasi e pyeti sërish për emrin dhe prejardhjen, Haxhnikaj i tregoi Orës se është nga Kosova.

“Prej aty jam edhe unë... është e pamundur”, u shpreh Ora fillimisht duke vazhduar në gjuhën shqipe: “O zemër! Si jeni? Mirëmbrëma”.

Haxhnikaj do të vazhdojë garën me Orën si mentore të saj.

VIDEO: