Rita Ora është dukur mahnitëse derisa ka kaluar një ditë të bukur vere me bashkëshortin e saj.
Ora po bën pushimet në Ibiza bashkë me Taika Waititin.
Të dy janë kapur në fotografi ndërsa notojnë e qeshin së bashku.
Ylli me origjinë shqiptare e famë botërore dukej e jashtëzakonshme me rrobat e plazhit ngjyrë portokalli dypjesëshe, të cilat ia kanë vënë edhe më në pah linjat trupore, dhe të cilat i kishte kombinuar me shumë aksesorë, në këmbë, byzylykë ari e zinxhirë në bark.
Rita Ora ishte martuar vitin e kaluar në një ceremoni aq private, sa fotografitë e asaj dasme dolën publike vetëm një vit më vonë.
Ajo i kishte propozuar martesë Waititit kur ishin në pushime dhe u martuan më 4 gusht.
{gallery}