Showbiz

Vendoset ylli i reperit të ndjerë Tupac Shakur në Hollywood

Foto: AP/Associated Press
 

Reperi legjendar, Tupac Shakur, u nderua postmortum me yll në shtegun e famës në Hollywood, vetëm disa ditë para ditëlindjes së tij.

Motra e reperit, Sekyiwa “Set” Shakur, ishte ajo e cila e pranoi këtë nderim në emër të vëllait të saj të ndjerë, në ceremoninë e që u drejtua nga prezantuesi i njohur i radios, Big Boy. Gjatë fjalimit të saj, ajo u përlot ndërsa e përshkroi vizionin e vëllait të saj të madh për t’u nderuar një ditë me yll në Hollywood.