Reperi legjendar, Tupac Shakur, u nderua postmortum me yll në shtegun e famës në Hollywood, vetëm disa ditë para ditëlindjes së tij.
Motra e reperit, Sekyiwa “Set” Shakur, ishte ajo e cila e pranoi këtë nderim në emër të vëllait të saj të ndjerë, në ceremoninë e që u drejtua nga prezantuesi i njohur i radios, Big Boy. Gjatë fjalimit të saj, ajo u përlot ndërsa e përshkroi vizionin e vëllait të saj të madh për t’u nderuar një ditë me yll në Hollywood.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Që nga hera e parë që shkeli në këtë skenë të Teatrit Apollo në moshën 13-vjeçare, para se dikush t'ia njihte emrin, ai e dinte se ëndrra e tij ishte të bëhet me yll këtu në bulevardin e famës”, deklaroi ajo para të pranishmëve. “Sot nuk po e festojmë vetëm një yll të vendosur në tokë, por po e nderojmë punën dhe pasionin që ai ka investuar për të realizuar ëndrrat e tij. Ylli i tij qiellor do të shkëlqejë pak më shumë sot. Dhe përsëri, ai na ka bërë të gjithëve jashtëzakonisht krenarë. Të duam, Tupac”.
Organizata e cila i përzgjedh personalitetet që do të nderohen me yll, njoftoi se qysh në vitin 2013 ishte vendosur që ylli me emrin e reperit të vendosej në këtë bulevard, por kishin pritur që familja e tij ta caktonte një datë më domethënëse dhe të përshtatshme për ta.
Ndonëse i lindur në New York dhe i rritur në Baltimore dhe në Gjirin Lindor, Tupac u bë sinonim i muzikës së Los Anxhelosit dhe hip-hopit të Bregut Perëndimor. Ai gjithashtu pati një karrierë në zhvillim në fushën e filmit - me role në projekte të tilla si “Poetic Justice” dhe “Above the Rim”- por fatkeqësisht jeta e tij u ndërpre para kohe si pasojë e lëndimeve nga të shtënat me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në vitin 1996 ku ai ishte vetëm 25-vjeçar.
Megjithëkëtë, ylli i sapozbuluar në Hollywood, e nderon punën e tij në fushën e muzikës.
Ceremonia e cila zuri vend në Los Angeles u ndoq edhe nga reperi YG dhe anëtarët e grupit “Outlawz”. Allen Hughes dhe Jamal Joseph, regjisori dhe producenti i dokumentarit, “Dear Mama: The Saga of Afeni and Tupac Shakur”, po ashtu qenë të pranishëm në këtë ngjarje.