Showbiz

Nëna e Rita Orës jep dy “këshilla” për martesë të gjatë

Nëna e Rita Orës, Vera, ka festuar së fundi përvjetorin e 35-të të martesës së saj.

Ajo në një postim në Facebook u ka dhënë burrave dy “këshilla” për një martesë të gjatë.

“Së fundi kam festuar përvjetorin e 35-të të martesës, ndihem sikur ende kam veshur fustanin e martesës...?! Janë dy rregulla të arta për ju burra: 1. Gruaja gjithmonë ka të drejtë; 2. Kur ndiheni se ajo e ka gabim, godisni veten shuplakë dhe lexoni sërish rregullin numër një”, ka shkruar Vera Ora në Facebook.