Showbiz

Rita Ora uron Ditën e Nënës me një fotografi nga Rugova

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta uruar nënën e saj, Verën, në Ditën Ndërkombëtare të Nënave.

Rita fillimisht ka shpërndarë një fotografi të nënës së saj në “Instagram Story”, me mbishkrimin “Urime Dita e Nënave për mbretëreshën Vera Ora”.

Ajo ka ndarë një fotografi tjetër të realizuar në fëmijëri, ku shihet Rita në prehër të nënës.

Një fotografi e tretë e postuar nga Rita është bashkë me familjen e saj në Rugovë të Pejës, e realizuar shumë vite më parë.

Dita Ndërkombëtare e Nënës është shënuar të dielën më 14 maj.

Image
Image
Image