Dy këngëtaret me rrënjë nga Kosova e me famë botërore, Dua Lipa dhe Rita Ora, kanë shkëlqyer në New York mbrëmjen e së hënës në “Met Gala”, që sivjet iu dedikua ikonës së modës, Karl Lagerfeld.
Ngjarja, që njihet për listën e yjeve dhe veshjet ekstravagante, u veçua me ngjyrat bardh e zi në nderim të dizajnerit. Për disa dekada, Lagerfeld ishte emri më i madh i shtëpive të modës, përfshirë Chanelin e Fendin.
Dizajneri, që vdiq më 2019 në moshën 85-vjeçare, njihej për syzat e zeza që mbante zakonisht.
Përderisa Dua Lipa u paraqit me fustan ngjyrë të bardhë, Rita Ora shkëlqeu me fustan ngjyrë të zi. Rita u shfaq në krah me bashkëshortin, Taika Waititi.
{gallery}