Showbiz

Hidhet poshtë akuza për vrasje të paqëllimshme ndaj Alec Baldwinin

Të gjitha akuzat kundër Alec Baldwin për të shtënën fatale gjatë xhirimeve janë hedhur poshtë, kanë thënë avokatët e tij.

Aktori fitues i çmimit Emmy u padit me dy akuza për vrasje të paqëllimshme për të shtënat gjatë xhirimeve të “Rust” në New Mexico.

Kinematografja Halyna Hutchins u vra nga një plumb i vërtetë i shkrepur nga një armë xhirimesh që po përdorej nga Baldwin në tetor 2021.

Kishin mbetur më pak se dy javë që të fillonte gjykimi mbi rastin, raportoi BBC. 

Baldwini po praktikonte me gjuajtjen me armë kur ajo shkrepi duke qëlluar Hutchinsin. Aktori mohoi se kishte ngrehur këmbëzën.