Një burrë është arrestuar me dyshimin se ka shantazhuar prezantuesen televizive Alison Hammond.
Policia e West Midlands tha se 36-vjeçari u arrestua në Warwickshire të shtunën në mbrëmje.
Sipas një raporti në The Sun, prezantuesja e This Morning, 48 vjeç, ka paguar shuma të mëdha pasi ra viktimë, shkruan BBC.
Pretendohet se e famshmja e lindur në Birmingham ishte kërcënuar se do të përhapeshin gënjeshtra për të nëse ajo nuk do të plotësonte kërkesat.
Policia tha se personi mbetet në paraburgim për t'u marrë në pyetje.
Më parë, Policia e West Midlands tha se hetimet për shantazhin e supozuar po përparonin me shpejtësi.
“Ne po hetojmë një pretendim për shantazh të një gruaje rreth të 40-tave”, tha Policia në një deklaratë. “Ne i marrim raportet e këtij lloji shumë seriozisht”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.